Seanca gjyqësore që është duke u zhvilluar tek Krimet e Rënda për vrasjen e Marvi Mihalit, është shoqëruar me tensione të forta.
Prindërit e këtij të fundit janë përplasur me tone të ashpra me prindërit e Devis Bitrajt.
Ata kanë debatuar me prindërit Bitrajt, duke i akuzuar për provokim, pasi djali i tyre dyshohet si autor i vrasjes.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ku mësohet se prindërit e 22-vjeçarit janë përplasur ashpër edhe me prokurorët e çështjes.
Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit të shkuar dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.