osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngushtohet “laku” për ish-kryeprokurorin Hajdarmataj e Kuliçin: Gjermanët kërkojnë të dhëna të reja për çështjen e vjetër kolumbiane!

Ngushtohet “laku” për ish-kryeprokurorin Hajdarmataj e Kuliçin: Gjermanët kërkojnë të dhëna të reja për çështjen e vjetër kolumbiane!

Organet ligjzbatuese gjermane do të marrin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dosjen e Arbër Kuliçit për 90 kilogram kokainë të ardhur nga Kolumbia, e cila u mbyll nga ish-kreu i kësaj prokurorie Besim Hajdamataj, me dijeninë e mbështetjen e Adriatik Llallës. Materiale plotësuese dhe për trafikun e 613 kg kokainë kolumbiane të sekuestruar në Durrës, me qëllim gjetjen e kupolës që fshihet pas këtij trafiku. Hetimet janë shtrirë dhe në Spanjë, Kuliçi i vogël mund të marrë statusin e të penduarit

Ekspertët gjermanë e kanë marrë shumë seriozisht hetimin dhe zbardhjen e plotë të trafikut të kokainës kolumbiane përmes Shqipërisë në vendet e BE.

Teksa kanë marrë masën e parë, atë të arrestimit dhe të mosekstradimit të Arbër Kuliçit (Çekajt) pronarit të kontenierëve të bananeve, ku u gjetën mbi 613 kilogramë kokainë që vinte nga Kolumbia dhe që u sekuestrua në Durrës, janë në kërkim të kupolës që fshihet pas këtij trafiku. Mësohet se hetimet për këtë rrjet të mirëstrukturuar, që sjell kokainën nga Kolumbia në Shqipëri dhe më pas kalimin në vendet e BE, janë shtrirë deri në Spanjë, për të parë lidhjet që ekzistojnë mes trafikantëve në Shqipëri, Gjermani, Spanjë dhe vendet e rajonit.

Grupi i dytë nga organet ligjzbatuese gjermane ka mbërritur në Shqipëri dhe do të marrin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjithë dosjen e trafikut të drogës në ngarkim të Arbër Kuliçit. Fjala është dhe për provat dhe faktet e administruara nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje dhe me ngarkesën e para disa viteve prej 90 kilogramë kokainë të ardhura po me këto kontenierë në pronësi të “Arbi Garden” të Kuliçit të vogël, nga Kolumbia.

Asokohe, çështjen e ka mbyllur dhe me dijeninë e ish-kreut të Prokurorisë shqiptare, Adriatik Llalla, i afërmi i pronarit të kontenierëve që në vend të bananeve trasportonte kokainë nga Kolumbia, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Në atë kohë, Hajdarmataj, që ka lidhje farefisnore me Kuliçin e vogël të kokainës kolumbiane, “barrën” e fajësisë e ngarkoi tek eksportuesit, ndërkohë që në argumentimin e tij për pezullimin dhe mbylljen e kësaj dosjeje, precizonte se pronari i “Arbi Garden” priste banane jo drogë.

Pikërisht argumentimin ligjor të Besim Hajdarmatajt kanë kërkuar dhe do të marrin ekspertët e organeve ligjzbatuese gjermane, nga Krimet e Rënda në Shqipëri.

Gjithë përpjekja e tyre konsiston në faktin se po punohet me intensitet të plotë dhe me bashkëpunimin e organeve ligjzbatuese shqiptare për të gjetur kokat e vërteta të trafikut të kokainës kolumbiane në Shqipëri, që fshihen pas 90 dhe 613 kilogramë kokainë të sekuestruar.

Nga ana tjetër mësohet se situata është rënduar shumë për ish kreun e Krimeve të Rënda në Shqipëri, Besim Hajdarmataj, që rrezikon të hetohet penalisht si pjesëmarrës në grupin e ristrukturuar të trafikut të kokainës me Kolumbinë dhe garant i shpëtimit ligjor të trafikantëve.

Një skenar që ka funksionuar në rastin e bllokimit dhe sekuestrimit të 90 kilogramë kokainë të ardhur nga Kolumbia me kontenierët e Kuliçit dhe që do të funksiononte dhe në trafikun e 613 kilogramëve të tjerë kokainë të bllokuar dhe sekuestruar në fillim të vitit në Durrës, nëse nuk do ndërhynte prokuroria shpejt.

Në këtë mënyrë ‘laku’ është ngushtuar shumë për Arbër Kuliçin dhe Besim Hajdarmatajn, të cilët rrezikojnë të marrin dënime të gjata burgu për këtë trafik ndërkombëtar të kokainës nga Kolumbia.

Kuliçi i vogël, sipas informacioneve mësohet se është ‘zbërthyer’ dhe mund të bëjë të penduarin, po mbetet ende mister se deri ku ka arritur dhënia e informacioneve nga ana e tij, nëse preket kupola e këtij trafiku apo jo. Gjithçka i mbetet hetimeve në vijim të gjermanëve./Pamfleti