Mbrëmjen e djeshme, emra të njohur të artit dhe muzikës u bënë bashkë në një koncert humanitar, për t’i siguruar një vajze nga Kavaja të niste ëndrrën për të studiuar në Tiranë.
Ky koncert u bë në emër të Adelajda Xhamanit, për të kujtuar ditëlindjen e saj të 31, jo duke u mërzitur që ajo iku herët nga kjo botë, por duke kthyer në realitet një nga ëndrrat e saj më të mëdha.
Moderatorja e koncertit humanitar ishte Arbana Osmani, e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, tregon se ka qenë një detyrë shumë e vështirë për të.
“Duke luftuar me lotët sonte gjatë prezantimit të koncertit ‘Ne vend te Adeles’” – shkruan Arbana krahas postimit.