osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

O tempora, o mores!

O tempora, o mores!

Shtrati i Prokustit apo “turra e druve”?

Nga Jorgo MANDILI

Prokusti u shkurtonte këmbët mysafirëve, që i kishin ato më të gjata se shtrati i tij. Mesazhi: Njeriut, që i kapërcen nivelet mediokre intelektuale të disa drejtuesve nëpër dikastere, të cilët kanë në dorë përkohësisht të vendosin se çfarë mund të bëjnë me postet që mund t’i kenë marrë me çdo rrugë, por jo me meritokraci, i “shkurtohet” gjuha, zhvleftësohet, injorohet dhe menjëherë i ngjitet damka e kokëfortit, mendjemadhit, arrogantit etj.

Provoni të jeni të guximshëm, të kritikoni një ide të një qeveritari apo deputeti apo të jeni i pavarur, kreativ dhe menjëherë do të përballeni me arrogancën dhe agresivitetin e imponimit të të menduarit “standard”- mediokër. Provoni që të imponoheni me idetë, konceptet e me vizionin tuaj, e menjëherë do të përballeni me mërira, zemërime e tërbime të të gjithë atyre, që u janë cenuar interesat apo “sedra e sëmurë” e akoma më tepër, “dinjiteti zyrtar”.

E, për këto arsye ata mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre shtetëror e kanunor, patriarkal, nepotik, klientelist për të të shpallur “heretik”. Dhe që nga ky moment tashmë vendi yt nuk është më te shtrati i Prokustit (do të ishte gjysma e së keqes, shkurtimi i këmbëve), por në “turrën e druve”!

A është atdheu edhe i imi?

Në një pasazh tek “Edipi mbret”, kur një prej tiranëve po dërdëlliste duke pretenduar se kishte në dorë çelësat e fatit të secilit, një prej personazheve i kthehet i nervozuar:“Ore, zotëri, atdheu është edhe imi”. Ka ardhur koha të pyesim: A është Atdheu i të gjithë shqiptarëve? Shumë prej nesh e dinë përgjigjen, por nuk e dimë se sa i kuptojnë këto mesazhe kulturore e filozofike ata që na drejtojnë.

Mentaliteti i mjaft pushtetarëve është, se për aq sa ata kanë mandatin, kanë iluzionin se kanë gjithçka në dorë. Ata janë gjithkush: ata dinë se çfarë mendon Trumpi, Putini, Merkeli, dinë se ku ka naftë, dinë se çfarë është e mirë e se çfarë është e keqe, ndërkaq ne vetëm duhet të bindemi, t’i dëgjojmë gojëhapur dhe t’i duartrokasim.A mund ta ndjesh veten rehat, kur “mentalitetet superiore” të njerëzve mesatarë që drejtojnë të të injorojnë e të të etiketojnë si të pabindur?

Krijohet pastaj një realitet i trishtueshëm me “qëndrestarë mesatarë që durojnë të zitë e ullirit e për fatin e keq të tyre ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë”. Vetëm një gjë nuk e “dinë”: që ka ligje, ka institucione, po ka edhe njerëz me mendim të lirë.

Koha ka ardhur që të pranojmë se rruga drejt përparimit është të menduarit i lirë dhe të vepruarit sipas ligjeve dhe jo të pranimit absolut të të “vërtetave zyrtare” apo urdhrave institucionalë që bien ndesh me këto ligje. Vetëm në këtë mënyrë e ndiejmë veten që jetojmë në demokraci. Ka ardhur koha të qëndrojmë larg mjediseve të zhurmshme e mediokre e të zhytemi në mjedise të vërteta intelektuale. Këtyre uzurpatorëve të kohës e hapësirës së atdheut tim u kujtojmë vargjet e poetit e politikanit të njohur Ali Asllani: “Se koha është e maskarenjve, po Shqipëria e shqiptarëve”. Një gjë duhet ta dinë mirë këta uzurpatorë:
Të mos ushqehen me iluzionin se do të jenë të rrethuar si tani nga shumë njerëz, kur të lënë karriget. E, kur të kthehen në profesionet e tyre apo ndoshta duke luajtur tavëll, do të jenë të parespektuar nga qytetarët.

Përse është e pamundur?

Më se dy dekada pas rënies së sistemit komunist, duket se plagët e dogmatizmit, arrogancës, urdhrave institucionalë apo partiakë, ndërhyrjeve pushtetare etj., ende nuk janë tharë. Jo vetëm që nuk janë tharë, por janë bërë edhe një barrierë potenciale për të gjithë ata shqiptare të shkolluar në Botën e Mendimit të Lirë, që guxojnë apo kanë ambicien e pasionin e fortë intelektual për të ndryshuar pozitivisht diçka në Shqipëri

“Do të kishte vallë ai shqiptar atë fuqi që të sillte mes nesh një frymë të re reformuese?

Apo do të kapitullonte menjëherë, duke marrë vendimin për ta braktisur këtë vend njëherë e mirë i lemerisur, siç bëri F. Noli,Konica edhe shume rilindës të tjerë? Apo do të shqiptarizohej e të bëhej njësh me mentalitetin e me kulturën e këtushme?

A do t’i bënte vallë për vete njerëzit, në qoftë se ai do të ndërtonte një administratë apo staf me një logjikë meritokratike, në qoftë se ai nuk do t’i jepte askujt të drejtën për të pritur e për të kërkuar në këmbim vende pune apo favore që binin ndesh me ligjin apo me frymën e ndërtimit të një demokracie liberale, vetëm e vetëm se ka hedhur një votë për të apo është militant i partisë së tij?”

Me siguri një njeri i tillë do t’u “prishte rendin në shpirt e në mendje”, disa pushtetarëve dhe politikanëve, të cilët mendojnë se prej tyre varet gjithçka.

Idetë dhe logjika e një njeriu të tillë do t’u prishte qetësinë, status quo-në, vegjetimin intelektual edhe shumë të tjerëve të inspiruar nga moto e kredo të shpëlara të llojit “Kush nuk bën për vete e për të vetët, nuk mund të bëjë për të tjerët”; “Më mirë një mik sesa një çiflig”; “Paraja e hedh ujin përpjetë”; “Dy duar për një kokë”; “Këtë punë e di ai i madhi”; “Ligji është si llastik, me demek e zgjat dhe e shkurton sa të duash”; “Nëse bie zjarri larg bythës sime, jam rehat që ç’ke me të” dhe më e goditura është “Vetë e kërkoi që u kruajt me qeverinë, tani le ta hajë”.

A njihni ndonjë njeri të tillë? Unë kam njohur një të tillë. Ish rektorin e Universitetit të Vlorës i (2008–2011). Nuk u shqiptarizua dhe e “kruajti” me Salinë dhe mori arratinë.Me siguri që edhe ju keni njohur, dhe do t’i keni parë të lemerisur duke ikur me vrap nga Shqipëria. Dhe pastaj me sarkazëm deklarojmë se na iku truri…

O tempora, o mores!