Varrimi i Konstandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës ishte një ngjarje e turpshme, e konsumuar në tokë shqiptare nga disa grekë ekstremistë dhe të mbushur me urrejtje ndaj kombit tonë.
Syrit të medias shqiptare i ka shpëtuar prania e Georgia Bitaku, e dashura e Kacidiarit të Agimit të Artë në Greqi, e cila ishte në Bularat.
Sipas mediave greke ajo ishte aty me kërkesë të nënës së Kacifasit dhe ka mbajtur një fjalim në meshën që u zhvillua në Kishë. Vetëm fjalim i denjë për t’u mbajtur në shtëpinë e Zotit që nuk ishte. Një turp i vërtetë të dalin nga goja e një gruaje fjalë të tilla të neveritshme.
Fjalim i mbushur me vrer, me urrejtje, me thirrje raciste, thirrje ekstremiste, shovenizëm, thirrje për gjak. Një fjalim i tëri i mbushur me një histori të krijuar, të paqenë, me gënjeshtra.
Fjalimin e keni me video më poshtë por ne kemi përkthyer këto fjali, sa për të pasur një ide, teksa ekstremistja Georgia Bitaku i drejtohet të ndjerit thoshte:
“U linde në vend i skllavëruar, por u rrite me një trimëri të pashlyer. Nuk godas njerëz u the aty poshtë, ku ata guxuan të të prekin dhe të zbresin simbolin e shenjte. Dhe vajte te mamaja jote, dhe vajte te mamaja jote i vare kryqin dhe i the do lëndohesh po je grua trime nga Epiri. Ike për në malin tënd për të takuar vrasësit e tu! Me duart hapur u the këtu jam, i lirë mund të më vrisni!! Greqi ose vdekje”.
Nuk është mjaftuar me këto fjalë, por rrugës për në Greqi, në jug të Shqipërisë, ajo ka bërë video me telefonin e saj duke bërë thirrje se kjo është tokë greke. \ Real-news.tv