Një qen besnik që ka pritur në rrugë për më shumë se 80 ditë pasi pronari i tij vdiq, ka prekur zemrat e njerëzve në rrjetet sociale, në Kinë.
Videoja e kafshës që qëndron në mes të rrugës në Hohhot të Mongolisë së brendshme, është parë 1.4 milionë herë në mikroblogun popullor Sina Weibo.
Faqja e internetit në të cilën është publikuar fillimisht videoja ( “Pear Video”) shkruan se qeni është parë çdo ditë në rrugën ku vdiq pronari i tij. Ndërsa një shofer taksie, u shpreh për gazetarin e BBC se ndonëse njerëzit përpiqen që ta ndihmojnë, qeni ikën vazhdimisht prej tyre.
Pas publikimi të videos më 10 nëntor, përdoruesit e rrjeteve sociale “Twitter” e “Facebook” në Kinë kanë komentuar pafund për besnikërinë e qenit.
Por, ky nuk është rasti i parë i përkushtimit të një kafshe që prek zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale. Po gjatë këtij viti, përdoruesit e “Pear Video” u prekën shumë nga një qen i moshuar Xiongxiong, që priste me durim jashtë një stacioni të trenit për pronarin e tij që të kthehej nga puna në shtëpi.
Një rast i ngjashëm me dy të sipërpërmendurit është edhe ai i Hachiko Akitas, i cili u bë i famshëm në vitet 1920 pikërisht për pritjen e përditshme të të zotit të tij në një stacion hekurudhor. Ai vazhdoi ta priste atë edhe pas 9 vitesh nga vdekja e tij.