osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prag skandali në PD! Basha ka regjistruar 413 orë biseda “familjare”, të bëra me Berishën në 8 vite pushtet

Prag skandali në PD! Basha ka regjistruar 413 orë biseda “familjare”, të bëra me Berishën në 8 vite pushtet

Qesh e ngjesh”, me këtë praktikë ka bërë karrierë, ka mbijetuar e shpëtuar nga prangat kreu zyrtar i PD edhe në raste krimesh të rënda njerëzore, bindje që ta krijojnë 7 pasaportat e tij, pasuria gjigande, dosjet e spiunimit hartuar kundër komandantëve të UÇK në favor të Serbisë dhe, historia e “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, ku u paraqit si “topograf i komunës”

Paska sekret të fortë, fakti që Luli qenka me kaq fuqi në kupolën e PD, sa u duk çudi, si nuk e rrëzuan dot as “ustallarët” e grupit të vjetër, të sprovuar me prapaskena e intriga kolegësh, të cilët përbënin bazamentin e sundimit çereshekullor të Berishës, në këtë parti.

Raprazaljen e madhe, që bëri Basha në PD, nuk mund ta harrojnë kurrë, të goditurit prej tij, të cilët vazhdojnë “punojnë”, për ta dobësuar e përmbysur, me objektvin e futjes në konflikt të ashpër me Berishën.

Një grup demokratësh, njoftoi para disa ditësh, se kishte nisur lëvizjen ne “FB”, me moton “PD PA BASHËN”, por lajmi i fundit, bën fjalë për një goditje më të fortë, që pritet të mos kalojë pa pasoja, për pushtetin e Bashës në parti, drejtë me thënë të çkrehur!

Një klan i fortë anti-Basha, po bëhet gati të publikojë, një skandal regjistrimi bisedash “intime”, zhvilluar mes Berishës e Bashës, në vitet 2005-2013, në kohën e pushtetit të tyre, ku flitet për gjëra të rënda, që kanë shoqëruar punët e të dyve në ato vite.

Këto regjistrime “babë e bir politikë”, kanë për autor Lulzim Bashën, ndërsa viktima është Sali Berisha, njeriu që e solli si trashëgimtarin e tij të “rekomanduar”, nga Serbia, direkt në krye të PD, pa e ditur as adresën e kësaj partie.

Sipas grupit, që disponon regjistrimet, flitet për biseda tepër “intime”, lidhur me “plagë të vjetra e të reja”, për dy drejtuesit e lartë, njeri me detyrë 8 vjet kryeministër, ndërsa tjetri, 6 vjet ministër në 3 ministri dhe 2 vjet kryebashkiak i Tiranës.

Ndërsa Sali Berisha, i besonte si “djalë trashëgimtar” në krye të PD, Lulzim Basha vepronte, me metodën e “punës” së tij në Kosovë e Serbi, duke regjistruar të gjitha bisedat konfidenciale, për cështje me “spec e zarar” për fatin e tij, “regjistrim që e bënte me modelin “Qesh e ngjesh”.

Sipas informacionit, rezulton se Lulzim Basha, në 8 vitet e pushtetit të PD, nga gjithë komunikimet direkte e sekrete, që ka zhvilluar vetëm me Berishën, ka regjistruar 413 orë biseda “familjare”, për “çështje delikate” që i përkisnin sundimit të tyre në PD, pazareve me botën e biznesit, të krimit, skenarët eleminues të kundërshtarëve, skemat e kapjes së gjykatave e prokurorisë, kontrollit të sektorëve të ekonomisë e financave.

Këto, kanë qenë biseda që duhet t’i dinin vetëm ata, ku sipas disa pjesëve të dëgjuara nga “PAMFLETI”, flitet për një skenar të paramenduar Berisha-Basha, për spostimin dhe nxjerjen nga PD, të figurave potenciale që kishin ambicie, për të kapur kupolën e PD, si Olldashi, Topalli, Patozi, Bregu, Bode etj.

Në këto regjistrime, janë fiksuar dhe bisedat, që kanë lidhje me urdhërat, këshillat e porositë, që i ka dhënë Berisha, për të nisur dhe realizuar, pazaret e Rrugës së Kombit, për pagesat për mbylljen gojëve dhe letrave të çështjes “Gërdeci”, për urdhrat e 21 Janarit, për aferën e CEZ, për veprime financiare në “Credins Bankë”, për bllokimin e ekstradimit të Izet Haxhiajt e dëshmitarit Zenel Nezaj, për koncesonet e Bashkim Ulajt, për pastrimin e lekëve me 6 firmat fantazma të Damir Fazllicit e deri, për “mbylljen” e çështjes “Remzi Hoxha”, që është çuar si padi në Strasburg e Hagë, me akuzë direkte për Berishën.

Këtë regjistrime, të kryera paralelisht dhe nga agjenci të tjera ligjzbatuese vendase e të huaja, të cilat mbanin nën përgjim ambiental, dy liderët e PD, “mjeshtri” Lulzim Basha, nuk i ka kryer si “spiun i paguar”, për t’i dorëzuar diku tjetër, kundër Berishës.

Qëllimi i tij, ishte marrja e masave paraprake rezervë, për vetë-mbrojtje, në rast të rihapjes së “dosjeve” të krimeve, që kanë bërë me njeri-tjetrin, nga frika se Berisha, për të shpëtuar veten dhe 2 fëmijët e tij, të përfshirë në afera, mund t’ia ngecte atij si “firmosës”, siç veproi me 240 milionë eurot e vjedhura në Rrugën e Kombit dhe urdhërin për vrasjet e 21 janarit./Pamfleti