Parlamenti Europian ka refuzuar sot që të zhvillojë debat dhe të miratojë rezolutë lidhur me vrasjen e Kostanfinos Kacias më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.
Kërkesa për diskutimin mbi vrasjen e Kacifas në mënyrë zyrtare në PE është dorëzuar nga deputeti grek në PE, Notis Marias, raporton media greke “reporter.gr”. Ai ka kërkuar që në axhendën e këtij institicioni të diskutohet mbi vrasjen dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu kërkohej që PE të dilte me një rezolutë mbi minoritetin në Shqipëri.
Kërkesa e tij është hedhur në votim dhe ka pasur kundër 278 eurodeputetë. Pro kërkesës për diskutim kanë qenë 48 deputetë.
Kërkesa e deputetit grek u prezantua si qëndrim i grupit parlamentar Konservator dhe Reformist në PE. Interesant është fakti se kërkesa zyrtarisht është mbështetur vetëm nga 3 deputetë nga 21 që ka Greqia në PE. Konkretisht nga Notis Marias, Eleza Boserberg dhe deputetja që u shpall non grata nga Shqipëria, Eleni Theocharous. Në seancë nuk ishin të pranishëm shumica e deputetëve grekë ne PE.
Deputeti grek, Notis Marias i cili është profesor në Selanik, mbajti një deklaratë me shumë të pavërteta për atë që ka ndodhur në Bularat dhe për mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet.
“Kacifas u vra në një operacion eliminimi. Pala shqiptare për 10 ditë mbajti trupin e tij pa të drejtë. Gjatë funeralit të tij sjellja e policise shqiptare ishte me natyrë terroriste… Autoritetet shqiptare po shkatërrojnë Kisha dhe shtëpitë e minoriteti grek që jeton në Shqipëri”.
Αιδώς Αργείοι: Απέρριψαν την πρόταση του Νότη Μαριά για συζήτηση στην Ευρωβουλή της δολοφονίας Κατσίφα
Έλαμψαν δια της απουσίας τους οι περισσότεροι Έλληνες Ευρωβουλευτές #δολοφονία #Κατσιφας #απουσία pic.twitter.com/v9L8rQPt6J— Notis Marias (@Notis_Marias) November 12, 2018