Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel. Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.
“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.
Më tej, ministri tha se projekti i Unazës së Madhe është një projekt i vitit 1989 dhe është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin. Ai tregoi edhe zgjidhjen e menduar për banorët e prekur.
“Ndryshe nga PD ne kemi menduar një zgjidhje për personat që nuk shpronësohen. Ne kemi menduar që për të gjithë banorët që do u preken banesat, do të trajtohen me bonuse për qiranë për disa vite. Ne do ta çojmë deri në 3 vjet. Ne do t’i japin 3 vjet qira këtyre banorëve, të cilët më pas do të trajtohen si të pastrehë dhe do të marrin kredi të buta për banesa. Ky projekt është i rëndësishëm dhe ne nuk do të lëmë asnjë banor në rrugë”, u shpreh Gjiknuri.