Pas disa orësh pritje në të ftohtë, është arritur në një marrëveshje mes dy autoriteteve policore asaj shqiptare dhe greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, që të fillojë lëvizjsa e qytetarëve pa vonesa të tjera.
Burime nga Kakavija thanë se si rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe reciprok u arrit fillimisht kalimi i të gjithë pasagjerëve dhe mjeteve në hyrje të Shqipërisë me procedurë të thjeshtuar dhe pa regjistrim në sistemin grek.
Po ashtu si rezulatat i këtij bashkëpunimi ka filluar funksionimi dhe lëvizja normale e të gjithë pasagjerëve drejt shtetit grek.
Kujtojmë se prej disa orësh qytetarët mbetën të bllokuar nga ana greke pasi thuhej se ishte bllokuar sistemi, ndërsa pala shqiptare iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke bllokuar sistemin e saj.
Tashmë lëvizja po vijon normalisht.