Lodhje dhe vonesë e kot, në hezitimin për shkarkimin e këtij ekzemplari korrupsioni e krimesh shtetërore, plaçkitës të pasurive kombëtare dhe hajdut të floririt Thesar i Shtetit, që lojërat me mos-dekretimin e Ministrit të Brendshëm, nuk po i bënë se është “i fortë e trim”, por si përplitje hardhuce, për të shpëtuar “bishtin” që i ka kapur ligji
Presidenti i Republikës së Shqiëprisë, SHTZ Ilir Rexhep Metaj, ka humbur qartësinë e qëndrimeve zyrtare në raport me detyrën, gjë që po e manifeston rëndomtë, në sjelljen institucionale, në interpretimet, vendimet dhe reagimet vulgare, për rastin e dekretit të Ministrit të Brendshëm.
Herën e parë, pa vendim shkresor, por vetëm me një fjalë gojore, si mendim dhe bindje personale, pa asnjë konsultim e verifikim kushtetues me institucionet, refuzoi dekretimin e Ministrit të Bredshëm, duke njoftuar, nëpërmjet suflerëve të tij “gavetaxhinj supe” pushtetesh, brenda e jashtë Presidencës.
Pas kërkesës së dytë të kryeministrit, deklaroi se këtë herë, do bashkëpunonte me institucionet, por shoqëruar, me reagimin se vendoste vetë ai dhe se të tjerët, duhet të mbyllin gojëm e të mësonin Kushtetutën.
Pas këtij reagimi, Presidenti deklaroi, se ka nisur konsultimet me këshilltarët e tij ligjor, që merren me interpretimin juridik të dekretimeve të ministrave, referuar neneve të Kushtetutës.
Se sa e njeh dhe sa e zbaton Kushtetutën Presidenti “blozë korrupsioni”, këtë e provon fakti, që përditë del e bënë, nga një interpretim të ndryshëm qesharak, lidhur me dekretin e Ministrit të Brendshëm, të gjitha në kundërshtim me Kushtetutën.
Duke parë këtë paqartësi qëndrimesh institucionale dhe ç’ekuilibrim psikik të Presidentit, pyesim: – Cilin ka Presidenti, këshilltar ligjor, që e këshillojnë dhe orienton, për këtë çështje dhe gjithë problemet juridike?
Rezulton, se Presidenti Republikës, SHTZ Ilir Metaj, ka Këshilltar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, një “prototip” korrupsioni, të quajtur Bledar Josif Dervishaj, prangosur e dënuar me burg, për vjedhje pronash shtetërore e private, me falsifikim dosjesh e aktesh zyrtare, kur ishte Drejtor i Komisionit të Kthimit dhe Kompenzimit të Pronave të Qarkut të Tiranës.
Presidenti i Republikës, ka Këshilltar Ligjor, një të dënuar për vjedhje, që detyrimisht, do t’ia interpretojë Kushtetutën, sipas kodit të “burgaxhiut”./Pamfleti/