osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kërcënimi amerikan po detyron Metën të dekretojë Sandër Lleshin, heqja e gradës së gjeneralit “shtegu” për të dalë “i dh**rë por krenar”

Kërcënimi amerikan po detyron Metën të dekretojë Sandër Lleshin, heqja e gradës së gjeneralit “shtegu” për të dalë “i dh**rë por krenar”

Klemend Balili për ironi të fatit është ish zyrtar i lartë i LSI dhe financues i saj, miku për kokë i Ilir Metës dhe mosdekretimi i Sandër Lleshit përkon pikërisht me ultimatumin e SHBA që të arrestohet supertrafikanti i drogës, i mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit”. SHBA që ka shpallur 2019-tën si vitin e aksionit kundër trafikantëve të drogës në Europë, nuk mund të tolerojë Ilir Metën në aksionin e tij opozitar dhe kriminal për të lënë vendin pa Ministër të Brendshëm, ku përfitojnë kriminelët, trafikantët, kriminelët, zyrtarët e korruptuar dhe vetë Presidenti

Qeveria amerikane përmes zv.ambasadores së saj në Tiranë Leyla Moses-Ones ka qënë e qartë dhe e kthjellët në mesazhin e saj në drejtim të Presidentit të Republikës.

Pa asnjë ekuivok i ka kërkuar Ilir Metës të dekretojë sa më parë Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm pasi koha nuk pret, lufta kundër krimit dhe bosëve të saj është emergjente.

Leyla Moses-Ones është shprehur se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

Një sinjal i qartë ky për vonesat e Metës për ta lënë Ministrinë e Brendshme pa titullar zyrtar të saj, dhe duke e vendosur Presidentin si një ndër përfituesit e kësaj situate kriminale.

Dhe në fund zyrtarja e lartë e ambasadës së SHBA në Tiranë lëshon “bombën” për Ilir Metën. Ajo paralajmëron fort se kërkohet që të ketë ndjekje penale ndaj bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë e në fund arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si Klement Balili dhe mbështetësit e tij në politikë.

Trafikanti i drogës për ironi të fatit është ish zyrtar i lartë i LSI dhe financues i saj, miku për kokë i Ilir Metës dhe mosdekretimi i Sandër Lleshit përkon pikërisht me ultimatumin e SHBA që të arrestohet supertrafikanti i drogës, i mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit” Klemend Balili.

Kërcënimi është më se i qartë dhe SHBA që ka shpallur vitin 2019 si vitin e aksionit kundër trafikantëve të drogës në Europë, nuk mund të tolerojë Ilir Metën në aksionin e tij opozitar dhe kriminal për të lënë vendin pa Ministër të Brendshëm.

Zyrtarja e lartë e ambasadës së SHBA në Tiranë ka lënë për të kuptuar qartë se nga tërë kjo situatë e krijuar nga Ilir Meta përfitojnë kriminelët, trafikantët, kriminelët dhe zyrtarët.

Ndaj e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, teksa shprehet e inkurajuar nga suksesi i autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në aksionet e javëve të fundit, kërkon në Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.

“Kemi nevojë për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale, e cila funksionon jashtë politikës për të vazhduar ecjen përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të ligjzbatimit të vazhdojnë të bëjnë përparim për të mposhtur krimin e organizuar – duke arrestuar, ndjekur penalisht dhe futur bosët e krimit të organizuar në burg – dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Siç e thamë, Qeveria e SHBA-ve qëndron e gatshme për të vazhduar e ofruar ndihmë kudo që të jetë e mundur për t’i mbështetur këto përpjekje”, deklaron në esencë Leyla Moses-Ones.

Pikërisht këto kërcënime të qeverisë amerikane kanë trembur fort Ilir Metën, i cili është në kërkim të gjetjes së një “shtegu” për të dalë “i dhjerë por krenar” nga lambirinthi ku ka hyrë me mosdekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm, refuzim i bërë nga frika e burgut.

Teksa për dy javë rresht nuk la teori konspiracioni pa përhapur për figurën e Sandër Lleshit, duke lënë për të kuptuar herë se është i prekur nga ligji i dosjeve, herë nga shërbimet sekrete, duke deklaruar se arsyet e mosdekretimit mund t’i shpjegojë ne në një seancë Kuvendi me dyer të mbyllura, tashmë Meta është i trembur dhe i dorëzuar.

Kur kryeministri tha se është gati dhe për seancën me dyer të hapura që të merrte sqarimin shterrues për këtë qëllim, Ilir Meta pas disa “piruetave” politike me “sekretarë të parë” dhe “komandantë të përgjithshëm të FA”, u detyrua të takonte Gramoz Ruçin për të dalë nga situata.

Më në fund ai i ka drejtuar një kërkesë prej 14 pyetjesh ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të marrë informacion mbi Sandër Lleshin nëse vijon të jetë gjeneral aktiv ose jo.

Kërkoi njëherësh të dinte se përse e ka ndryshuar mbiemrin nga “Lleshi” në “Lleshaj”, pavarësisht se dhe vetë Presidenti në regjistrin e gjendjes civile mbiemrin e ka “Metaj” ndërsa si kryetar shteti firmos me “Meta”.

Pra më në fund Ilir Meta ka zbardhur dhe arësyen se përse nuk ka dekretuar Sandër Lleshin.

Me sa duket, i takuar dhe me “mjeshtrin” Ruçi, e anancuar dhe nga Rama dhe e vulosur dhe nga kërkesa e vetë Gjeneral Sandër Lleshit, “shtegu” i vetëm që Meta të dalë nga ky maskarallëk ku e zhyti vetë situatën është heqja e gradës Gjeneral për Lleshin, dhe në fund firmosja e dekretit për emërimin e tij Ministër i Brendshëm nga Presidenti.

Kërcënimi i SHBA e ka bërë punën e vet, ndërkohë që Sandër Lleshi do të jetë i detyruar të heqë dorë në funksion të ushtrimit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, nga grada e Gjeneralit, e cila është fituar nga një punë e jashtëzakonshme nga mosha 14 vjeç kur veshi uniformën dhe s’është dhuruar.

Të gjitha këto përplasje kanë ardhur nga një tekë e Ilir Metës, që donte të bënte të fortin me kryeministrin dhe t’i jepte një dorë politikës. Tani do firmosë me një këmbë dekretin, SHBA e ka paralajmëruar qartë presidentin Ilir Meta./Pamfleti