Fatos Lubonja bëri një analizë lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
I ftuar në News24, analisti tha se kemi të bëjmë me pazare të gjëra dhe se Meta bëri mirë që s’e dekretoi.
“Mendoj se Meta duhet ta kishte deklaruar që në fillim këtë se është një argument që nuk kishte pse i fshihej publikut. Interpretimet janë të shumta.
A kishte ndonjë qëllim tjetër Meta? Këtë nuk e dimë, se mund të kemi të bëjmë me pazare e gjëra.
Por kjo tymnajë na largon nga problemi i vërtetë.
Se ne si me Lleshin si pa Lleshin duhet të largojmë rrënjët e krimit nga politika”, u shpreh Lubonja.