osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sërish vetting për Islamajn. Gjykatësi i lartë ishte konfirmuar në shkallën e parë

Sërish vetting për Islamajn. Gjykatësi i lartë ishte konfirmuar në shkallën e parë

Gjyqtari i lartë Edmond Islamaj doli përpara vetting-ut 5 muaj pasi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë, sipas një apelimi të depozituar nga komisioneri publik, i cili përfaqëson interesat e publikut në procesin e vetting-ut.

Komisioneri publik bazohet në apelimin e tij në shkallën e dytë në kriterin e pasurisë dhe kryesisht në blerjen e një trualli në Karpen me sipërfaqe 1000 metra katrorë. Sipas komisionerit publik, blerja e këtij trualli ka dyshime se është fiktive përsa kohë nuk përputhet me çmimin e referencës.

Nga ana tjetër, komisioneri publik tha se përveç truallit në Karpen, duhet të bëhej një hetim më i detajuar në lidhje me udhëtimet e gjyqtarit të lartë. Sipas komisionerit, rezulton se nga viti 2008 e deri në vitin 2017, gjyqtari i lartë ka udhëtuar 64 herë jashtë shtetit, ndërsa bashkëjetuesja e tij ka udhëtuar 54 herë. Por, sipas komisionerit, këtij gjyqtari, ndryshe nga të tjerëve, nuk i është kërkuar gjatë hetimit administrative vendet ku janë pritur. Sipas tij, duhet bërë një riçelje e hetimeve.

Gjithashtu, komisioneri theksoi se prokuroria nuk i ka sjellë shkallës së parë të vetting-ut të dhëna mbi 12 automjete me të cilat ka udhëtuar gjyqtari dhe nuk është hetuar nëse personat që ia kanë dhënë në përdorim këto mjete gjyqtarit, kanë pasur apo jo precedentë kriminalë.

Nga ana e tij, Islamaj i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e komisionerit publik. Sipas tij, toka në Karpen është blerë shumë lirë, por nuk ka asnjë mundësi për investim aty dhe nuk ka as plan strategjik. Ai tha se ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar llogaritë bankare dhe udhëtimet jashtë vendit.