Qeveria ka zgjedhur bazën ajrore të Kuçovës për të prezantuar buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019.
“Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 arrin në 22 miliardë lekë ose 220 milionë dhe përbën një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me këtë vit”, theksoi kryeministri Edi Rama
Në lidhje me bazën ajrore të Kuçovës, kreu i qeverisë u shpreh: “NATO-ja ka investuar në këtë bazë mbi 50 milionë euro. Ky investim do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n. Por, do të jetë edhe një bazë kombëtare për forcat ajrore të Shqipërisë, duke rritur standardin e forcave tona të armatosura”.
“Ky investim do të krijojë mundësi për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës. Do të ketë më shumë punësim dhe konsum në një rreze të caktuar rreth saj”, shtoi kryeministri.