Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e ministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, drejtuar presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë e ka publikuar shkresën në rrjetet sociale.
“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës.
Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë.