osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debati kur miratohej Kushtetuta në ’98-ën, pas rastit Meta-Lleshi: Dekretimi i ministrave nga presidenti, është detyrim!

Debati kur miratohej Kushtetuta në ’98-ën, pas rastit Meta-Lleshi: Dekretimi i ministrave nga presidenti, është detyrim!

Prej pothuajse dy javësh, politika shqiptare është përfshirë në një debat të panevojshëm, pas refuzimit të Ilir Metës për të dekretuar si ministër të Brendshëm, kandidatin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshi.

Deri më tani, Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë argument se përse nuk e dekretoi Lleshin.

Ai i dërgoi një letër me katër fjali kryeministrit Edi Rama, në të cilën thoshte se si “komandant i përgjithshëm”, nuk kishte krijuar “bindjen” për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Por këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje bindjesh, por zbatimi të Kushtetutës.

Vetë Ilir Metë, në një dalje publike disa ditë më parë, tha se ai kishte zbatuar Kushtetutën, duke mos e dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Se cilin nen të Kushtetutës ka zbatuar Ilir Meta, këtë nuk është në gjëndje ta thotë askush!

Megjithatë, për të qartësuar presidentin, por edhe opinionin publik, gazeta TemA po sjell diskutimet e e zhvilluara në mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Hartimin e Projekt-Kushtetutës, mars-shtator 1998, Volumi 1, e cila më pas u bë edhe Kushtetuta e Shqipërisë.

Në debatin e zbardhur nga anatëtarët e Komisionit, ku ndër të tjerë bënin pjesë Spartak Braho, Arben Imami, Sabri Godo, etj, thuhet qartë se dekretimi i ministrave nga ana e presidentit, është një detyrim.

Më poshtë, një pjesë e debatit:

Spartak Braho: Tek pika një, emërimi i Presidentit është pothuaj një detyrim. Në këtë drejtimi Presidenti është krejt pasiv, apo jo?

Krenar Loloçi: Në asnjë Kushtetutë nuk gjejmë të thuhet që Presidenti ose mbreti është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë.

Spartak Braho: Domethënë edhe mund të mos e emërojë?

Artan Imami: Është i detyruar!

Krenar Loloçi: Arsyet për të cilat mund të mos e emërosh një ministër janë të gjitha ato që e ndalojnë një person të bëhet deputet.

Spartak Braho: Pra, është i detyruar të emërojë një kandidaturë të propozuar nga Kryeministri.

Krenar Loloçi: Ndryshe, Presidenti do të përfshihej në jetën politike.

Spartak Braho: Kur nuk ka shkaqe të ndalojë dike që të bëhet ministër, presidenti do të bëjë emërimin që i kërkohet nga kryeministri. Nuk mund t’i thotë kryeministrit se nuk e dua personin që propozohet për ministër.

Krenar Loloçi: Pastaj është gjithë parlamenti që ia jep ose ia heq besimin.

Sabri Godo: Përfundimisht ne e lamë të pandryshuar nenin 5.

Arben Imami: Kam përshtypjen që po.

Nga debati i mësipërm, del qartë që presidenti nuk mund të refuzojë kandidaturat e ministrave të kryeministrit, në rast se ata plotësojnë të gjitha kriteret që duhet të plotësojë dikush për t’u bërë president.

Dhe në rastin e Sandër Lleshit, ky i plotëson të gjitha kriteret.

Ndaj dhe, në mungesë të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, presidenti dhe këshilltarët e tij, mjafton të lexonin këtë debat, dhe do të kishin të qartë se në rastin e refuzimit të kandidaturës së Sandër Lleshit, kanë shkelur Kushtetutën. (B.Lumani-TemA)