Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kucovë për forcat e armatosura, Rama tha se do të rriten pagat e ushtarakëve me 19%.
“Pas shumë e shumë vitesh në një lënie në hije për nga vlerësimi financiar se jo vetëm do ti bëjmë një rritje pagave për të gjithë në forcat e armatosura rritje të konsiderueshme shumë më të kartë sesa shifra në ekran, pasi gjatë punës me draftin e buxhetit kemi mundur me Ministren e Mbrojtjes të fitojmë dhe debatin me Ministrinë e Financave dhe ti kushtojmë forcave një buxhet më te madh me një rritje page prej 19% për ushtarët.
Rritja me e madhe e pagave në historinë forcave të armatosura dhe rritje e stërmerituar sepse forcat e armatosura nuk janë gjate gjithë kohës para syve të opinioit pubklik, kudo dhe me këo që në bëjmë në kuuadrin e aleancës. E kane bërë Shqipërinë krenare.
Janë evente të shkerqyera dhe opinionet e partnerëve tanë për misionet dhe njerëzit që kanë shkuar dhe patur detyrë të përfaqësojnë në këtë mision dhe kemi marrë shumë urime dhe të befasuara për paraqitjen e skuadrave tona në sfidë atrullave në Britanin e Madhe dhe ku morëm medaljen e bronzit”, tha kryeministri Rama.
Ai tha se përvec rritjes së pagave do të ketë dhe investime të tjera që do të kenë një ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social për zonën.