Ndërkohë që tensionet mes Turqisë dhe Greqisë mbeten të larta për një sërë çështjes të pazgjidhura mes tyre, ushtria helene ka organizuar një stërvitje të madhe të artilerisë së saj, vetëm pak kilometra larg kufirit mes dy vendeve.
Njësi të artilerisë greke kanë bërë goditje ditën dhe natën të objektivave në det e tokë, shumë pranë kufirit me Turqinë në zonën kufitare të Evrosit.
Kjo stërvitje është në kuadër të stërvitjeve të tjera gjatë muajve të fundit, ku Ministria e Mbrojtjes së Greqisë po teston efektivitetin e trupave të saj përballë një rivali të fortë në rajon siç është Turqia.
Kjo e fundit ka zgjeruar ndjeshëm forcën detare si edhe ajrore duke shkaktuar jo pak shqetësim në Athinë.