Kinematografia shqiptare na ka dhuruar filma të jashtëzakonshëm. Është e pamundur të pyesësh dikë të brezit të dytë apo të tretë dhe të mos ketë njohuri mbi disa nga filmat më të njohur shqiptarë. Mjafton të përmendim “Pallatin 176”, “14 vjeç dhëndër”, “Zemra e nënës” etj. dhe thuajse të gjithë kanë dëgjuar për to. Më poshtë, ne ju sjellim disa nga batutat më të bukura prej filmave shqiptarë.
“A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk , o plaça në vend plaça”. – Pallati 176.
“Kanë shitur gomarët dhe kanë blerë biçikleta e kushedi ç’i duket vetja. – Zonja nga qyteti.
“Po ti more qafir, me ibrikun e salepit po e lufton komunizmin? Apo me kokrrën e morrit që ma ke sa një kokërr orizi?” – Komedia Prefekti.
“Pse mo, kaq kurnace është mami yt? Jo teta, jo, mami i Taulantit është pianist”.
“Taulanti kërkon një motër”
“Po me urën ç’patën, xhanëm?”
“Kur zbardhi një ditë”
“Këtu ka tradhëti, burraaa!”
“Operacioni zjarri”.
“Me shoqet, me shoqet. Kur ishe e vogël, nuk ta kisha merakun, por tani që u rrite…”.
“Në fillim të verës”
“- Mos më dil më përpara po të them!
– Po unë i shkreti, gjithmonë nga mbrapa ngela”.
“Tela për violinë”
“- Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?
– Me këtë me xham”, – thotë Suloja dhe kap syrin me gisht.
“Kapedani”
“- Do pi, do dehem!
– Të piftë dreqi në bark”
“14 vjeç dhëndër”
“Gërmo Tare, gërmo, se qenin e ngordhur kam aty”.
Përballimi.
“- Shabano, lëri llafet. Këqyr punën.
– Jo mer, kështu thotë zotnia jote, hëëë?”
Shtigje lufte.
“Pse ashtu ngulet gozhda, mor karafil?” –
Shoku ynë Tili.
“ – Erdhi?
– Jo, ndërroi rrugë.
– Nuhat i paudhi”. – Dy herë mat.