Në bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës ruse në Argjentinë, janë zbuluar rreth 400 kilogramë drogë.
Reuters shkruan se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar reth 6 persona.
Ministrja argjentinase e Sigurisë Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë.
Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.
Sipas Ministrisë së Sigurisë, edhe pse droga është kapir brenda ambienteve të Ambasadës ruse, trafiku nuk bëhej nga kjo e fundit.
Ministria e Sigurisë së Argjentinës thotë se Ambasada ruse është e pastër, pasi bëhet fjalë për një komplot kundër Ambasadës.
Ky duket në një farë mënyrë si justifikim, pasi kush do të komplotonte ndaj një Ambasade, duke lënë brenda saj plot 50 milionë euro mall!(TemA)