Elina Xhengo, 16-vjeçarja me origjinë shqiptare është shpallur atletja më e mirë europiane për muajin tetor. Me origjinë nga Korça, por lindur e rritur në Halkidiki, 16-vjeçarja Elina Xhengo nderon sot Greqinë, pasi përfaqëson ngjyrat e flamurit grek.
Ky lajm ka bërë bujë në mediat greke pasi e konsiderojnë këtë si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeve raciste ditët e fundit, në ngjarjen e Bularatit.
Elina Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.
Sakaq, një tjetër tfitore për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, është titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota.