Libri është miratuar nga Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, i cili e ka konsideruar “vlerë universale, për përgatitjen magjistratëve të rinj”, ndërsa në vitin 2014, Ministria e Arsimit futi në provimet e “Letërsisë” të maturës shtetërore, një libër me autore Dasara Malltezin, vajza e Argitës, ndërsa Ministria e Kulturës, organizoi “Panair Libri” jashtë radhe, që Sali Berisha, të filmohej duke blerë librat e vajzës dhe mbesës
Drejtësia shqiptare, ka kohë që merret me krimin e koncensioneve në HEC, Porte Detare, në tregje, arsim, shëndetësi, pyje, rrugë, lumenjë e grurore, të cilët kanë vjedhur e shkatërruar pronat pronat private dhe pasuritë kombëtare, për ët cvialt dei tani janë 2450 padi në Strarsburg dhe mbi 21 procese gjyqësore në Shqipëri.
Ndërsa vetë “mendja e lartë” e drejtësisë dhe arsimit shqiptar, në programin e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës, një lëndë mësimore metodike (kurrikul), për modelin e përparuar europian, botëror e efiçent, të koncesioneve që janë dhënë nga pushteti “Berisha-Mediu” e “Berisha-Meta” në vitet 2005-2013.
Ky libër, që prej 5 vitesh, po përdoret si program mësimor universitar e pasuniversitar në sistemin arsimor të drejtësisë dhe, si literaturë bazë, për marrje titujsh e gradash shkencore, titullohet: “Koncesionet në Shqipëri, nga e drejta private, në të drejtën publike”.
A e dini se cila është autore e këtij libri dhe profesorja, që këtë libër e jep, si lëndë mësimore në Shkollën e Magjistraurës, që u mëson studentëv të drejtësisë, drejtësinë e kocesioneve të pushtetit “Berisha”?
Autore e librit dhe profesorja, që e jep këtë lëndë, është vetë Argita Sali Berisha e cila, siç kuptohet, për të quajtur “ligjor e zhvillim ekonomik”, krimin me koncesionet e HEC-ve, bëri libër (ia bënë) dhe me fuqinë e pushtetit të babait kryeministër, qysh prej vitit mësmor 2013 e ka futur, si lëndë e detyrueshme mësimore kualifikuese (provimi) në Shkollën e Magjistraturës.
Libri i Argitës, për koncesionet e Saliut (babait), të cilin studentët që dalin jursitë, prokurorë e gjyqtarë, po e mësojnë si “model i përparuar, për ligjshmërië e të drejtës publike e private”, u miratua si lëndë mësimore dhe është financuar, me Vendim nr. 242, datë 15 prill të vitit 2013 të Shkollës së Magjistraturës.
Libri i Argitës, për koncesionet e dhëna prej Berishës, është miratuar si punim dhe futje në program mësimor, nga Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, i cili e ka konsideruar, si “vlerë universale, për përgatitjen magjistratëve të rinj, ndërkohë na tavolinën e tij si shef i Gjykatës së Lartë, ka 6200 dosje penale e civile, për krimin me HEC-et e pushtetit “Berisha”.
Ja çfarë shkruan Argita, për modelin ekonomik të babait të saj, me HEC-et
PJESË NGA LIBRI: – “Në periudhën 2005-2013, në Shqipëri u ndërmorën një sërë reformash, që kishin si synim përmirësimin e kuadrit rregullativ ekzistues dhe plotësimin e tij me akte të reja ligjore që i përgjigjen dinamikës së zhvillimit të ekonomisë. Vendimi më i fundit, i ndërmarrë nga qeveria “Berisha”, më 25 prill të vitit 2013, zgjeroi mënyrën e investimeve, jo vetëm me koncesione, por dhe me format e tjera të partneritetit publik privat, sidomos për koncesionet në HEC-e…”.
Edhe vajza 17-vjeçare e Argitës, libër metodik, në propgramin mësimor për maturantët
Kujtojmë, që në vitin 2014, Ministria e Arsimit, me urdhër të ministrit Myqerem Tafaj, financoi dhe futi në programin e provimeve të maturës shtetërore, një libër metodik, me titull: “Guidë për lëndën e letërsisë në provimet e maturës”, me autore Dasara Malltezi, vajza e Argitës, në atë vit 17 vjeçare, ndërkohë që Ministria e Kulturës, organizoi qëllimisht jashtë radhe, një “Panair Libri”, me qëllim, që të filmohej dhe transmetohej Sali Berisha, duke blerë librat e vajzës dhe mbesës./Pamfleti