Lulzim Basha paralajmëron se do të publikojë një skandal të madh.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po shkatërron shtëpitë në zonën e Astririt për interesa personale dhe jo për ndërtimin e Unazës së re.
Ndër të tjera Basha shkruan:
“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare.
Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha.