Deputetja demokrate ka folur në lidhje me dashurinë dhe është shprehur se nuk i pëlqen t’i thonë shpesh fjalën ‘të dua”.
E ftuar në emision “Shiko kush Luan”, Grida Duma tha se beson në dashurinë me vepra dhe jo në atë me fjalë.
“Tmerr e kam kur e thonë më shpesh se duhet. Nuk e thonë shpesh më, por cështja është individuale dhe mendoj se përmasa në të cilën tjetri e kupton se sa e do është kur ti sakrifikon për të.
Nuk ka dashuri të thënë, ka dashuri të bërë,”– tha Duma.