osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reagoi me ironi kur u shpall “non grata” nga Shqipëria, kryeredaktori për Eleni Theukarus: Ajo femër po turpëron Parlamentin Europian!

Reagoi me ironi kur u shpall “non grata” nga Shqipëria, kryeredaktori për Eleni Theukarus: Ajo femër po turpëron Parlamentin Europian!

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous është shpallur e padëshiruar nga qeveria shqiptare pas gjuhës së urrejtjes në funeralin e Kostandinos Katsifas, por duket se ajo është person që nuk gëzon simpati edhe në vende të tjera.

Ajo është cilësuar si ngatërrestare edhe në Azerbajxhan, prej nga vijnë thirrje që prania e saj, e cilësuar si ‘e turpshme’ në Parlamentin Evropian, duhet të rishikohet.

‘Përkrahja e regjimit separatist në Nagorni-Karabakh nga anëtarja e Parlamentit Evropian Eleni Theocharous, e cila inkurajon separatizmin e përgjakshëm dhe spastrimin etnik, është tregues i standardeve të dyshimtë’, thotë anëtari i këshillit politik të Partisë Azerbajxhani i Ri, Vugar Rahimzade, njëherazi kryeredaktor i gazetës Iki Sahil.

Ai beson se kjo dëshmon për padrejtësitë e shfaqura nga disa organizata ndërkombëtare në Evropë.

Rahimzade thotë se prania e një deputeteje të tillë në Parlamentin Evropian është e turpshme.

‘Mendoj se është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyshimtë të Parlamentit Evropian në lidhje me disa vende.

Pa dyshim, ky është një nga faktorët që tregon personalitetin e këtyre deputetëve, natyrën e tyre të vërtetë’, shtoi Rahimzade.

Ai vazhdon duke thënë se Theocharous synon të shkaktojë konfuzion në komunitetin ndërkombëtar.

‘Në shumë raste, këta janë njerëzit që punojnë së bashku me qarqet anti-Azerbaixhan. Këta njerëz, bashkë me pikëpamjet e tyre personale, mbajnë mbi vete edhe urdhërat e dikujt tjetër.

Prania e këtyre njerëzve në Parlamentin Evropian është një çështje që duhet rishikuar. Nëse Parlamenti Evropian flet për drejtësi, demokraci, sundimin e ligjit, atëherë ai duhet ta shohë këtë çështje’, tha Rahimzade për agjencinë e lajmeve Trend.