osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekstremistët në varrimin e Kaçifas, Rama për Berishën: I biri Sheqeres derdh helmin në mexhlis, grekët do mendohen mirë…

Ekstremistët në varrimin e Kaçifas, Rama për Berishën: I biri Sheqeres derdh helmin në mexhlis, grekët do mendohen mirë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për praninë e ekstremistëve grekë në varrimin e Konstantinos Kaçifas, por edhe për shpalljen non-grata të 52 prej tyre. Në rubrikën “Përgjigjia ime” në Facebook, Rama thotë se përveç ekstremistëve, nuk kanë ndaluar edhe komentet e politikës e këtu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se ka derdhur helm. Rama gjithashtu thotë se pas vendimit për shpalljen non-grata, grekët do mendohen mirë para se të vijnë në Shqipëri.

Mirë sedërlinjtë, por ne kemi kadrinjtë, ish-president dhe ish-kryeministër, i biri i Sheqeres dhe derdh helmin e urrejtjes në mexhelis si të ishte djali i vetëm i Anakondës. Mendoni një sekondë sikur shteti jonë të ishte përplasur me polici me ata jabanxhinj që erdhën dhe lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtuquajturin ‘hero’ i tyre, e pamendueshme.

Shumë prej tyre nuk do të hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do të mendohen mirë nëse do të vinë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, duhet të vizitohet, nuk është mirë. E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët, e paska respekti për të ikurit në botën tjetër dhe për vlerat e humanizmit në terësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthehen në hijena e të klithin si korba njerëzit të vlerave, e paska respekti për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerëzillëk mes të thjeshtëve fajin pse njerëzillëkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqelm kadrinjtë e politikës dhe të medias në kryeqytetet e të dy shteteve?! Broçkulla.”