osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Moti i keq, Trump anulon vizitën në nder të amerikanëve të vrarë gjatë L. I. B.

Moti i keq, Trump anulon vizitën në nder të amerikanëve të vrarë gjatë L. I. B.

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një vizitë të planifikuar në varrezat e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me Shtëpinë e Bardhë që citonte motin e keq si shkak të lënies në tokë të helikopterit të tij, në argumentimin e anulimit.

Trump ishte parashikuar të vendoste një kurorë me lule dhe të mbante një moment heshtjeje gjatë së shtunës në varrezat dhe memorialin amerikan “Aisne-Marne”, që gjendet në afërsi të “Belleau Wood”, rreth 100 km në verilindje të Parisit.

Në vend të kësaj ceremonie të programuar, Trump kaloi pjesën më të madhe të ditës në takimin dhe drekën me presidentin francez, Emmanuel Macron, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Paris, aty ku ai po qëndron gjatë shfaqjeve që do të shënojnë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Pjesëmarrës në vend të Trumpit ishte shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali i dalë në pension i Marinës, John Kelly, gjithashtu edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joe Dunford; sikurse edhe disa anëtarë të tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Beteja e “Belleau Wood” ishte kritike gjatë luftës dhe një takim i rëndësishëm në historinë e Korpusit të Marinës. Megjithatë, ai që vendos nëse është e sigurtë ngritja për fluturim e “Marine One”, helikopteri i presidentit Trump, është pikërisht shërbimi sekret amerikan. Parisi ishte i mbuluar nga retë ditën e djeshme, me reshje të imëta të regjistruara përgjatë të gjithë së shtunës.

Trump është parashikuar t’iu bashkohet dhjetëra udhëheqësve botërorë këtë të dielë, në një ceremoni nën Harkun e Triumfit për të shënuar Ditën e Armëpushimit. Ai pritet të mbajë edhe fjalime në varrezat dhe memorialin amerikan “Suresnes”, në perëndim të Parisit, përpara se të rikthehet në Uashington.

Anulimi i vizitës së të shtunës tërhoqi kritika mbi Trumpin, nga ata që thanë se presidenti duhej të gjente mundësinë të udhëtonte drejt “Aisne-Marne”, pavarësisht kushteve të motit.

Ben Rhodes, zv.këshilltar për Sigurinë Kombëtare i ish-presidentit Barack Obama, akuzoi Trumpin se “hodhi tutje nderimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën për ne”, ndërsa shtoi se Shtëpia e Bardhë duhej të kishte opsione rezervë.