Janë të shumtë çiftet që duan me ngulm të bëhen me fëmijë, por ndodh që të kalojnë edhe pritshmëritë gjatë shtatzënisë.
Një shqiptare e Kosovës, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë.
Bëhet fjalë për një grua nga Prishtina, e cila i ka surprizuar të gjithë me lindjen e gjashtënjakëve.
Autoritetet e shtetit zviceran pas mësiomit të lajmit, kanë vendosur që ti japin një mbështetje të madhe gruas dhe 6 fëmijëve.
Kështu shteti do të lidhë një asistencë mujore për të gjashtë fëmijët, si dhe do të mbulojë çdo detyrim për rritjen e tyre deri në moshën 18-vjeçare.
Mësohet se si nëna edhe fëmijët gëzojnë shëndet të mirë, ndonëse ndodhen nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al