osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA dhe BE nis me urgjencë trajnimin e hetuesve që do të çojnë pas hekurave pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar

SHBA dhe BE nis me urgjencë trajnimin e hetuesve që do të çojnë pas hekurave pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar

Ndërkombëtarët dhe autoritetet shqiptare kanë nisur lëvizjet për të bërë gati terrenin me qëllim luftimin e korrupsionit në nivele të larta. BE kërkon që deri në qershor të arrestohen pushtetarë dhe sinjalet po jepen se kjo ditë nuk është shumë e largët.

Gazeta ka siguruar raportin nëntë mujor të Ministrisë së Drejtësisë, ku jepen detaje mbi ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi gjatë periudhës janar-shtator 2019.

Përveç të dhënave mbi ecurinë e vetingut dhe përpjekjeve për ngritjen e KLGJ dhe KLP, një rëndësi e madhe po i jepet luftës ndaj korrupsionit dhe ngritjes së SPAK dhe BKH.

Sipas dokumentit, prokuroria ka arritur marrëveshje me EURLIUS dhe OPDAT me qëllim trajnimin dhe marrjen e eksperiencës ndërkombëtare në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në muajin shtator Prokuroria e Përgjithshme dhe projekti EURALIUS, pas identifikimit të nevojave për bashkëpunim, ranë dakord për të ngritur grupe të përbashkëta pune që synojnë marrjen e ekspertizës dhe eksperiencës ndërkombëtare në çështje që lidhen me bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar, hartimin e udhëzimeve të përgjithshme për normimin më të detajuar të marrëdhënieve ndërmjet prokurorit dhe drejtuesit apo çështje të ndryshme procedurale, si dhe bashkëpunim për periudhën tranzitore deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në këtë kuadër, grupet e punës kanë nisur punën për hartimin/përmirësimin e draftakteve në kuadër të këtij aktiviteti”, thuhet në dokument.

Ndërsa sa i takon bashkëpunimit me OPDAT tregohet se janë zhvilluar një sërë trajnimesh. Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë marrë udhëzime nga amerikanët për të goditur në nivele të larta.

“Në nivel institucional është bashkëpunuar me projektet që asistojnë prokurorinë për zhvillimin e trajnimeve fokusuar kryesisht në kuptimin e ndryshimeve ligjore në kuadër të reformës në drejtësi. OPDAT ka zhvilluar trajnime lidhur ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për prokurorinë në kuadër të garantimit të asistencës ndaj viktimave; Pameca V ka organizuar trajnime lidhur me seancën paraprake; krimin kompjuterik; ligjin antimafia etj. Nga ana tjetër, në zbatim të ligjit 115/2016, prokurorët i drejtojnë drejtpërdrejtë nevojat për trajnim Shkollës së Magjistraturës. Projekti EURALIUS ka parashikuar në planin e tij të punës korrik-dhjetor 2018, trajnime për prokurorët, që do të zhvillohen në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës”, thuhet në dokument.

Përgjimet

Një rëndësi të madhe autoritetet ndërkombëtare po i japin përgjimit. Pak kohë më parë u miratua një ligj i ri, ndërsa dhe kryeprokurorja Arta Marku nxori një udhëzim mbi teknikat e përgjimit.

Por në dokument bëhet e ditur se kanë nisur trajnimet e një sërë individëve, të cilët po specializohen në survejimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

“Gjatë kësaj periudhe është bërë i mundur implementimi i modulit të përgjimeve, janë bërë përmirësime të akteve ligjore në formë elektronike, është përfunduar moduli i Prokurorisë së Përgjithshme dhe është në fazë testimi, si dhe moduli i Apeleve. Aktualisht, po testohen modulet e fundit për përmbylljen e kontratës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se prokuroria po sheh mundësinë e decentralizimit të përgjimeve.

Trajnimet

Në dokument janë dhënë detaje për trajnimin e ekspertëve të përgjimeve. Ajo që bie në sy është se po zhvillohen trajnime për “IMCI CATCHER”.

Bëhet fjalë për të njëjtën pajisje përgjimi që u akuzua dikur policia se kryente përgjime. “ Janë organizuar 4 trajnime, ku pjesëmarrës kanë qenë oficerë të policisë gjyqësore të drejtorisë së përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar disa aktivitete për prokurorët me tema si: Përgjimi si mjet për kërkimin e provës në procesin penal; teknikat e posaçme të hetimit; hetimet proaktive.

Në muajin Korrik në DPPSH është organizuar një aktivitet për përgjimin taktik (IMCI CATCHER), ku kanë qenë oficerë të policisë gjyqësore të drejtorisë së përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të Prokurorisë Tiranë”, thuhet aty./GazetaSot