Europa League po mbyll fazën e 1/16 e finales, ku spikati në vecanti fitorja spektakolare e Lacios dhe e Thomas Strakoshës, i cili e mbajti fjalën për kualifikimin e skuadrës në 1/8 e finales. Lacio ka shkatërruar me rezultatin 5-1 rumunët e Steaua Bukureshtit, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 1-0 dhe duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave. Sfida u vendos që në pjesën e parë, pasi italianët arritën të shënonin 3 herë. Goli i parë u shënua nga i përhershmi Imobile, në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 35-të, ka menduar Bastos për të dyfishuar rezultatin. Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Imobile ka shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Me fillimin e pjesës së dytë, Lacio ka treguar edhe njëherë tjetër se humbja në Bukuresht ka qenë vetëm një ndeshje e keqe, pasi të kaltrit e Inzagit po kalojnë një formë të mirë. Një goditje nga jashtë zone nga ana e Felipe Anderson i ka dhënë Lacios avantazhin e katërfishtë në minutën e 51. Immobile shënoi edhe golin e pestë në minuitën e 72, duke realizuar një gol me shumë të bukur. Në minutën e 82 miqtë kanë shënuar golin e nderit, duke u eleminuar kështu nga “Europa League” për këtë sezon. /Pamfleti.com