Sulmi që iu bë sot trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka nga një i panjohur dhe i maskuar, nuk është rasti i parë që ndodh me Gjokën në Shkodër. Pak javë më parë ai është kërcënuar me jetë dhe një stërvitje e Vllaznisë në atë moment kur është kërcënuar është monitoruar nga forcat e FSHN-së së Shkodrës. Madje, tyrajneri në atë periudhë është shoqëruar me makinë policie në lëvizjet e tij.
Dyshimet janë që trajneri të mos ketë pranuar në skuadër ndonjë lojtar vendas cili e shantazhon atë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të frikësohet Gjoka për të lënë skuadrën e në vend të tij të vijnë të tjerë që kanë interesa te Vllaznia. Në këtë rastin e dytë tradhtia është nga brenda dhe mund të mendohet se është një puc.
Policia e Shkodrës është duke hetuar për rastin, por vështirë se trajneri Ernest Gjoka do të vazhdojë të qëndrojë më tej në Shkodër pas këtij rasti, pasi jeta e tij është në rrezik serioz. /Pamfleti.com