Isadora Dunkan (1877-1927), balerinë franko-amerikane, lindi në San Francisko. Në fillimet e shek XX, u apasinua pas artit të lirë klasik dhe dancit të antikitetit. E frymëzuar pas këtij arti kërcente këmbëzbathur.
Kishte miqësi të vazhdueshme me piktorë, poetë e kompozitorë të kohës. Pas vitit 1900 bëri udhëtime në brigjet e Mesdheut, Jonit e Adriatikut. Në Athinë u frymëzua nga vallet e lashta helene dhe origjinaliteti i tyre. Gjatë luftërave ballkanike qëndroi në Sarandë rreth 6 muaj.
Në vitet 1912-1913 udhëtoi nëpër Shqipërinë e Jugut dhe bëri një udhëtim të shkurtër në Stambool.
Shkroi librin me kujtime “Jeta ime”që e botoi në Paris më 1927. Në këtë vepër ajo vë në dukje bukurinë e virgjërinë e natyrës shqiptare, perëndimet e diellit, gjëmimet e qiejve dhe shtrëngatat, artin popullor dhe mitologjinë e këtij populli të pambrojtur.
Në Sarandë pa fëmijë të rreckosur, me sytë e tyre plot trishtim, që nuk i kishte parë ndonjëherë, dhe shpesh kujtonte dy fëmijët e saj që i kishte humbur tragjikisht para pak vjetësh. Gjithashtu ajo shkruan për fytytrat e heshtura të grave refugjate, mjaft prej të cilave kishin ardhur në këmbë nga Janina, pa ditur se ku shkonin.
Në Sarandë isha dëshmitare e shumë skenave tragjike. Një ditë, shkruan ajo, pashë një nënë me fëmijën në krah dhe 3-4 fëmijë të vegjël që i rrinin rrotull, të uritur e pambrojtje. Shtëpia e tyre ishte djegur.
I ati dhe vëllai i saj oshin vrarë nga turqit, bagëtitë ua kishin vjedhur, prodhimet bujqësore ua kishin shkatërruar dhe ajo nënë e mjerë kishte mbetur vetëm me fëmijët. Ajo përshkruan bregdetin e bukur të Sarandës dhe Manastirin e 40 Shenjtorëve të këtij qyteti. Më pas, duke mos dururar mjerimin e thellë që kishte pllakosur te refugjatët shqiptarë. u largua nga Saranda.
Pas largimit nga Saranda ajo hapi një punishte leshi në Korfuz. Isadora kishte miqësi të ngushtë dhe me artisten italiane me origjinë shqiptare, Eleonora Duse, me të cilën mbante korrespondencë të rregullt. Në njërën prej tyre, ndërmjet të tjerave, ajo shkruante:
“Gjithmonë kam menduar për ju, por një ditë do t’jua tregoj se si, pasi nuk mund ta përshkruaj… Bashkë me vëllanë kemi udhëtuar shumë milje e ke mi fjetur në qiell të hapur… kemi parë mjaft fshatra të djegura, atyre të mjerëve shtëpitë dhe drithin ua kanë grabitur, ata vdesin urie dhe s’ka kush t’i ndihmojë. Thuhet që janë 1000 familje refugjatësh që po vdesin urie”./Konica.al