elevizioni Raiuno i pati dedikuar një reportazh Shqipëria pas rënies së komunizmit.
Ky reportazh disaminutësh është risjellë nga faqja “Tirana dje dhe sot”.
Në të shihen dëshmi rrënqethëse të gjendjes së vështirë ekonomike, në fillim të viteve 90.
Raftet e dyqaneve të boshatisura, njerëz në radhë që tregojnë racionet e tollonave dhe shitës që duken prepotentë.
Në tregun privat, situate është po ashtu e dëshpëruar.
Njerëz që dynden në një hapësirë thuajse boshe dhe tregojnë limonat apo portokallet e blerë me pak lekë.
Për ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, pamjet japin një Tiranë tjetër nga ajo e zhvillimeve politike të kohës.