Borussia Dortmund – Bayern Munchen është klasikja e Gjermanisë. Verdhezinjtë sot fituan 3-2 në “Signal Iduna Park”, aty ku 80 mijë vetë shijuan një ndeshje spektakolare.
Lewandovski hapi serinë e golave në minutën e 26′, por u barazua nga vendasit në minutën e 49′ me Reus.
Sërish sulmuesi polak i bavarezëve kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 53′ dhe përsëri barazohet nga kapiteni i Dortmundit, Reus. Dortmundi pastaj arriti të kthejë rezultatin me anë të Paco Alcacer në të 73′. Faleminderit për futbollin e bukur, djema!