Madonna nuk resht së surprizuari.
Mbretëresha e pop-it, ka elektrizuar fansat e saj në Instagram, me foto të nxehta. Ajo shfaqet topless, me vetëm një kapele dhe ca bizhuteri.
Sipas Daily Mail-it, koha për artisten në fjalë dukes se ka ndaluar. Ajo ka postuar foto dhe duket një rastësi, por përkon me periudhën e promovimit të linjës së re të produkteve anti-plakje.
E ku ka më mirë se promovimi i reklamës me foto topless nga këngëtarja. Duket se këto imazhe janë pritur mirë nga fansat të cilët e kanë “bombarduar” me like.