Me këtë teknikë ju mund të ndryshoni ato çfarë nuk iu pëlqejnë në një imazh, apo nëse jeni i zoti me të, mund ta tjetërsoni fotografinë krejtësisht.
Në ditët e sotme, fotoshopi përdoret zakonisht për të rregulluar format e trupit apo për të ndryshuar pamjen në përgjithësi.
Por a keni ditur se kush ka qenë personi i parë që ka përdorur fotoshopin, dhe cila është fotografia e parë në histori që është modifikuar me këtë procedurë?
Thomas Knoll është krijuesi i “photoshop-it” dhe fotografia e parë e bërë fotoshop quhet ‘Jennifer in Paradise’ apo ‘Xheniferi në Parajsë’.
Ajo që ka ndryshuar në këtë foto është vetëm ngjyra e peizazhit të cilat janë theksuar më shumë.