Menjëherë pas vendimit të shtetit shqiptar për shpalljen ‘Non-grata’ të 52 grekëve ku mes tyre edhe eurodeputetja Eleni Theocharous, një tjetër zyrtare greke ka reaguar me nota kërcënuese kundër Shqipërisë, zëvendës ministrja e Mbrojtjes së Qytetarëve Katerina Papakosta-Sidiropoulou u shprehur se Shqipërisë i duhet vendosur kusht për në BE, respektimi i minoriteteve
“Me Shqipërinë duhet hapur një dialog i sinqertë dhe në thellësi për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, parakushti i të cilave është zbatimi i plotë i tyre. Shqipëria duhet të pranojë qartë dmth, aq sa pretendon për shqiptarët jashtë vendit të tyre, autonomi ose edhe pavarësi, duhet të japë për pakicat kombëtare të gjitha të drejtat. Këto janë parakushte për pranimin nga Evropa dhe Greqia duhet t’i kujtojë” deklaroi zyrtarja greke.
Kujtojmë që tensionet midis dy vendeve nisën pas vrasjes së ekstremisti grek në Bularat, ku ky i fundit qëlloi mbi Policinë e Shtetit.