osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Anila Basha e dëshpëruar për të gjetur burrë, shkon tek hoxha. Magjinë e praktikon dhe në mes të diskos

Anila Basha e dëshpëruar për të gjetur burrë, shkon tek hoxha. Magjinë e praktikon dhe në mes të diskos

Anila Basha është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku si rrallëherë ka folur edhe për jetën private. E pyetur nëse ka shkuar ndonjëherë për të bërë magji për të gjetur fatin e jetës, Anila treguar një histori shumë interesante.

“Më thotë një nënë që diku në Dajt është një hoxhë. Thashë po e provoj, vendosa një kapuç që të mos njihesha. Shkova atje, isha e dhjeta në rradhë, njëri kishte lopën, tjetri dhinë, unë prisja burrin. Më erdhi rradha pas 1 ore. Nëna i tha që dikush më kishte bllokuar fatin që s’po më dilte burri. ‘Afrohu, afrohu’, më tha hoxha. ‘Qyqja ça do më bëj ky. Do me më kap hoxha me dorë,’, thashë. U ula përballë e tij, më pa dhe më tha që më kishin bërë magji. Mori një laps dhe shkruajti arabisht në 7 fletë. ‘Je me ato?’, pyeti. Jo i thashë. ‘Nga e hëna, çdo natë në orën 12 do dalësh në ballkon do shohësh hënën dhe do i lutesh Zotit ta prishë magjinë.

Do marrësh këtë letrën, do i vendosësh flakën dhe hirin do e hedhësh në vazon e një luleje’, tha. Mora letrat dhe ika. Fillova të hënën, kur isha në ndonjë emision, për shembull te Fevziu i thoja ‘Mbaroje të kap orën 12 që të djeg letrën’. Ditën e premte më kërkuan shoqet për të shkuar në disko. Nuk pranova unë. Kisha hallin e letrës. Mu lutën dhe vendosa të shkoj se e digjja atje letrën. Në orën 11:30 dola me vrap jashtë të gjeja pozicionin e hënës. Nuk kisha ku ta hidhja hirin pasi të digjja letrën dhe shkova tek banaku, i thashë banakierit të më jepte një pjatë.

‘Si e do të ngrohtë apo të ftohtë’, tha. I tregova që do djeg letër, mora pjatën se kisha hallin e orarit. Dola jashtë kur ç’të shoh, rradha pas meje 20 veta. Ikni i thashë se do djeg letrën se kam hall burrin. Si përfundim nuk arrita ta merrja hirin se njerëzit shikonin. Mu prish magjia ditën e pestë”, tregoi Anila duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.