osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetja ekstremiste Theocharous flet për “diktatura”: “Non grata”, titull nderi për mua në regjimin diktatorial të Edi Ramës

Deputetja ekstremiste Theocharous flet për “diktatura”: “Non grata”, titull nderi për mua në regjimin diktatorial të Edi Ramës

Eurodeputetja qipriote që u shpall sot “non grata” nga qeveria e Tiranës, pas pjesmarrjes së bujshme në funeralin e terroristit Kaçifa, ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme. Kaçifa u vra para disa ditësh në një përplasje me armë me forcat speciale “Renea” të policisë shqiptare.

Ajo e ka konsideruar “regjim diktatorial” qeverisjen në Shqipëri apo siç e perifrazon fjalë për fjalë ajo “regjim të Edi Ramës”.

Eleni Theocharous ka thënë se ““non grata” është një titull nderi për mua dhe ndjehem krenare për këtë”, duke shtuar se do të vazhdojë pa u ndalur në denoncimin e shkeljes së të drejtave të minoritarëve në Shqipëri.

Eurodeputetja theksoi se ditën e hënë do të flasë në Parlamentin Europian për këtë çështje.

“Do të mbroj në parlamentin Europian të drejtat e grekëve të Epirit, theksoi Theocharous duke vazhduar “t’i hedhë benzinë zjarrit”.