Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit që lamë pas, ku ndër të tjera ka pasqyruar situatën me të cilën përballet media në Shqipëri.
Raporti vjetor i AI, thotë për Shqipërinë se, “Rruga e Shqipërisë për anëtarësimin në BE u pengua nga përparimi i ngadalshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Duke vënë theksin tek liria e shprehjes, raporti thotë se, “Sulmet fizike kundër gazetarëve investigativ u kryen nga kriminelët e organizuar, ose pronarët e kompanive private.
Në mars, gazetari Elvi Fundo u godit në kryeqytet, Tiranë, nga agresorët që besohej se ishin të lidhur me krimin e organizuar.
Në qershor, pronari i një stacioni televiziv, Erven Hyseni u qëllua për vdekje në Vlorë, së bashku me një zyrtar qeveritar”.