Prokurori Ramadan Troci, i cili e kërkoi famën me ish-Guvernatorin Ardian Fullani, por që në fund dështoi, nga viti në vit e ka rritur mirëqenien e tij.
Vetëm në Shqipëri ndodh që prokurorët edhe me kredi edhe kursejnë, pa pasur asnjë lloj trashëgimie.
Duket se rruga e pasurisë kalon nëpërmjet zyrës së prokurorit.
Shumë është folur në media për pasurimin në mënyrë të shpejtë të prokurorit Ramadan Troci, madje kur ka udhëhequr Prokurorinë e Vlorës, janë hedhur dyshime se po grabit pronat e qytetarëve nëpërmjes postit të tij.
Sa i përket anës së profesionale, dështimet e Trocit, i paguajnë qytetarët. Kujtojmë këtu rastin e Ardian e Fullanit, i cili u arrestua me bujë nga Troci, por në fund rezultoi një flluskë sapuni.
Të tilla raste duhet të shikojë Komisioni i Vettingut nëse vërtet është i pavarur, dhe jo të merret me metra katrorë e kaseta dasmash.
Duhet të verifikojë nëse ka qenë sa duhet profesionist prokurori Troci në hetimin ndaj Fullanit dhe të zbardhen arsyet se përse dështoi kjo çështje.
Sjellim në vëmendje se procesi gjyqësor ndaj Fullanit është karakterizuar nga kohëzgjatja. Brenda një seance, trupi gjykues ka dëgjuar prokurorinë, e cila kërkoi pesë vjet burg për ish-guvernatorin, avokatët që kërkuan pafajësi dhe në fund shpallën vendimin, duke deklaruar se faktet e paraqitura nga prokuroria nuk përbëjnë vepër penale.
Në apel, prokuroria paraqiti të njëjtat fakte si në Shkallën e Parë. Akuza kërkonte shpalljen fajtor të Fullanit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, si dhe dënimin e tij me pesë vjet burgim.
Por, në vendimin e pafajësisë, të dhënë nga trupi gjykues i Shkallës së Parë me kryesues Artan Gjermenin, argumentohej se në veprimet dhe mosveprimet e Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë, që ndikuan në vjedhjen e bankës, prokuroria nuk ka mundur të gjejë lidhjen që ish-guvernatori ka me vjedhjen dhe për pasojë ai prezumohet i pafajshëm.
Pyetja shtrohet kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Pasuria e deklaruar ndër vite nga Prokurori Ramadan Troci, referuar të dhënave të Opend Spending Albania por edhe formularët të deklarimit të pasurive të marër nga CNA.al pranë ILDKPKI-së.
Viti 2003
Pronar me 100% i një veture, blerë me kursime nga paga, 300 000 lekë.
Shitur në vitin 2007 veturë, 400 000 lekë.
Blerë në vitin 2008 veturë tip Mercedes Benz, 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 000 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 955 764 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 110 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 500 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 970 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 225 800 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite banakre, 170 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 500 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 899 510 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 293 832 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite banakre, 190 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 400 000 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 020 352 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 290 800 lekë.
Gjendje kursime kesh, 1 000 000 lekë.
Shitur veturë, 400 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 281 786 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 354 235 lekë.
Blerë veturë tip Mercedes Benz, 700 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 062 065 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 397 749 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite bankare, shtuar me 180 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 500 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 131 147 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 395 749 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 480 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozite bankare, shtuar me 257 198 lekë.
Gjendje kursime kesh, 500 000 lekë.
Vëllai, gjendje kursime kesh, 200 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 124 500 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 780 000 lekë.
Vëllai, gjendje kursime kesh, 300 000 lekë.
Blerë ap. banimi me sip. 94.4 m2 në Tiranë, sipas kontratës së porosisë, 5 494 080 lekë, me kursime nga pagat dhe kredi bankare me principal 2 580 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 490 537 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
LEXO EDHE: “Mbrojti” ministrin e Ramës/ Prokurorja del para Vettingut
Detyrime të paguara në vlerën -89 085 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Viti 2012
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 193 182 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 354 150 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 397 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 400 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 361 703 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -226 800 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Viti 2013
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 001 031 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 354 150 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 410 000 lekë.
Gjendje kursime kesh, 400 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 229 217 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Detyrime të papaguara në vlerën 11 068 lekë për overdraft.
Detyrime të paguara në vlerën -219 594 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Viti 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 358 779 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 466 800 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 627 700 lekë.
Gjendje kursime kesh, 500 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 080 300 lekë për kredi bankare marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -215 100 lekë për kredi banakre marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -18 900 lekë për sigurim jete dhe prone.
Viti 2015
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 572 227 lekë.
Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 17 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 493 015 lekë.
Vëllai, të ardhura nga paga, 698 140 lekë.
Gjendje kursime kesh, 700 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 926 688 lekë për kredi banakre marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -214 616 lekë për kredi banakre marrë më 07.07.2011 për blerje ap. banimi me principal 2 580 000 lekë, kest mujor 17 800 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.
Viti 2016
Llogari bankare ne datën 28.10.2016 shuma: 2.500.000 lekë.
Burimi i krijimit: 2 milion lekë, kursime nga pagat për vitet 2012,2013,2014,2015(të deklaruara kursime cash)
Kjo depozitë deklarohet për faktin se në tetor 2016, të gjitha kursimet cash nga paga ime dhe bashkëshortes sime ndër vite, janë depozituar në sistemin bankar në funksion të ligjit 84/2016.
500 mijë lekë nga shitja e automjetit tip benz, sipas kontratës me datë 02.09.2016
Te ardhura nga paga si Drejtues i prokurorisë Vlorë 01.01.2016- 30.10.2016, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme 01.11.2016- 31.12.2016, dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në shumën 2.083.797 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në Shkollën “Sabaudin Gabrani”, në shumën 427.702 lekë.
Kredi për Blerje apartamenti 2,580,000 e disbursuar me datë 07.06.2011, kontrata e datës 31.05.2011, kontrata e datës 31.05.2011 dhe aneks-kontrata e datës 9.05.2013, afati i maturitetit është Qershor të vitit 2026.
Principal i mbetur me datë 31.12.2016 është 1,768,644.13 lekë.
Principali i paguar per vitin 2016 është 147,586.5 lekë.
Interes i paguar për vitin 2016, është 57,860.71 lekë.
Sigurim jete dhe prone në shumën 8205
Kësti Mujor 17,885, në shumën lekë.
Interesi është tre përqind.