Prej më shumë se dy ditësh qindra qytetarë në zonën e Astirit në Tiranë po protestojnë për prishjen e banesave të tyre, si pasojë e projektit që parashikon ndërtimin e Unazës së Madhe.
Ata shprehen se do të qendrojnë këtu deri sa shteti të na paguaj dëmshpërblimin e plotë.
Nga ana tjetër bllokimi i këtij aksi nga këta banorë ka shkaktuar edhe irritimin e mjaft shoferëve të cilëve u është dashur të qendrojnë për orë të tëra në trafik.
Pjesë e kësaj proteste kanë qenë edhe deputetë të opozitës së bashkuar PD-LSI; Flamur Noka, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Dhurata Çupi dhe Endrit Brahimllari.
Protesta në fjalë nuk ishte e qetë, pasi u shënua edhe një incident, ku u ushtrua dhunë ndaj operatorit të një prej televizioneve, i cili u sulmua gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai pësoi dëmtime në fytyrë si dhe iu dëmtua kamera. Njëri prej protestuesve i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos ta filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht.
Më poshtë do të mund të gjeni të fokusuar disa prej momenteve kryesore.