Taulant Balla ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Java në RTSH” nga ku ka zbuluar detaje të reja të debatit politik.
Përballë analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, numri dy i PS tha se në lidhje me akuzat për ‘Toyta Yaris’, ka pasur konfirmimin nga tre deputetë të Bashës se bëhet fjalë për një stisje.
Sipas Ballës, akuza e Lulzim Bashës ishte një sajesë momentale për shkak të një episodi që ndodhi në Kuvend. Ai thotë se nga 18 padi që i janë bërë kur ishte në opozitë, ka fituar 18 prej tyre dhë njëra është në Gjykatën e Lartë.
Ai akuzon Bashën, qofte për shpifje në çështjen e “Toyota Yaris” dhe çfarë është më e rëndë: Ai është blerë për të heshtur në lidhje me një oligark, siç e quante dikur.
Balla tregoi në panel me Zogajn dhe Vangjelin edhe një pretendim të ri dhe serioz. Sipas tij, Lulzim Basha po hesht për koncesionin e Rrugës së Kombit pasi e ka shitur heshtjen e tij.
“Keni dëgjuar më të flasi Lulzim Basha për rrugën e Kukësit? E dini pse nuk flet? Sepse jo më larg se këtu, Lulzim Basha ka marrë 1100 metra katrorë me qera për kompaninë afër tij.
A akuzoi oligarkun që kishte marrë koncesionin e rrugës? Plot 11 milionë dollarë kushton heshtja e Bashës” – tha Taulant Balla.
Pyetjes së drejtpërdrejtë të Lorenc Vangjelit, nëse mazhoranca e akuzon Bashën se është blerë, Balla iu përgjigj:
“Kryetari i opozitës bën sulme në shkëmbim të shpërblimeve. Pyeteni Lulzim Bashën përse u zotua që nuk do të kishte pagesë në rrugën e Kombit dhe sot hesht” – tha Balla.