Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë ndodhi në ujërat e Norvegjisë. Qendra Norvegjeze e Tërmeteve NORSAR njoftoi se tërmeti ndodhi në det midis ishullit vullkanik Jan Mayen dhe Grenlandës.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale. Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB raportoi se një ekip prej 18 personash, përfshirë ushtarë dhe meteorologë, jetojnë në ishullin vullkanik Jan Mayen.
NORSAR paralajmëroi lëkundje pas tërmetit, por nuk dha alarm për cunami.