Numri dy i Partisë Socialiste, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, është pyetur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Java’, në TVSH, për Saimir Tahirin dhe rikthimin e mundshëm të tij në Partinë Socialiste.
I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli “A do të rikthehet Saimir Tahiri në PS”, Balla është shprehur tashmë prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për të dhe vendimi për kthimin në PS i takon vetë Tahirit.
“Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri”, tha Taulant Balla.