osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“FSHF po bën seli që e ka zili edhe Franca”, ish-sekretari i përvishet Armand Dukës për shpenzimet: E çuditshme!

“FSHF po bën seli që e ka zili edhe Franca”, ish-sekretari i përvishet Armand Dukës për shpenzimet: E çuditshme!

Vijon të thellohet akoma më shumë përplasja mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF akuzoi rëndë qeverinë, se nuk po rimburson TVSH-në dhe stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në kryeqytet, duke dhënë alarmin se përfundimi i stadiumit është në pikëpyetje, me argumentin se mungojnë 2 milionë euro në fondin për ndërtimin e tij.

Lidhur me situatën e krijuar, ka reaguar ashpër ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani, njëkohësisht ish-drejtor i këtij impianti, i cili ka shpërthyer me akuza ndaj FSHF, duke e cilësuar pa etikë deklaratën e saj ndaj qeverisë, ndërsa sqaron se rimbursimi i TVSH-së është çështje e komplikuar.

“Rimbursimi i TVSH-së është çështje e komplikuar nga pikëpamja ligjore dhe kontabël. Për këtë ka pasur interpretime të ndryshme edhe nga eksperte të njohur, me të cilët jemi konsultuar. Duke mos qenë ekspert i fushës, unë nuk mund të marr anë. Më bëri përshtypje deklarata pa etikë e FSHF-së. Nuk e di sesi mund të përkthehet në këtë debat etiketimi ‘ultras” i anëtareve të një strukture të caktuar shtetërore dhe sesi mund të kuptohet që paska njerëz që nuk paskan dashur që Shqipëria të shkonte në Europian apo që Tirana të ketë stadium. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me institucione dhe çështja do të zgjidhet në një moment nga institucionet.

Aq më tepër që stadiumi i ri është një projekt që në asnjë rast nuk mund të ishte filluar ndërtimi i tij pa mbështetjen e qeverisë dhe ku kjo e fundit e rendit atë haptazi ndër sukseset e saj. Natyrisht që futbolli duhet ndihmuar edhe nëpërmjet politikave fiskale favorizuese, por për këtë duhet ndërtuar legjislacion mbështetës dhe jo duke u përpjekur të manipulohet ai ekzistues”, deklaroi Prodani për “Panorama Sport”. Më tej, ai nuk ka ngurruar të thumbojë institucionin e futbollit shqiptar, duke e cilësuar si nervoze federatën dhe në mungesë likuiditeti.

Ndoshta kjo, sipas tij, sjell edhe reagime të kësaj natyre… “FSHF duket nervoze dhe ndoshta në situatë jo të mirë likuiditeti. Kjo është e kuptueshme në angazhimet e mëdha që ka marrë me stadiumet dhe ndërtimin e godinës së administratës për sekretariatin e përgjithshëm që do ta kishte zili edhe federata e Francës. Edhe urgjenca me të cilën kërkohet të përfundohen këto vepra është disi e çuditshme. Por, kjo është një temë tjetër për të cilën do të mund të flasim ndoshta në ndonjë moment tjetër”, deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i federatës.