Deputetja demokrate Grida Duma ka hedhur pas krahëve videoskandalin me mesazhet erotike. Ajo është shfaqur sot në emisionin “45 minuta” në Report Tv.
Grida ka treguar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas saj, kryetari i PD, Lulzim Basha po vijon konsultimet me qytetarët, grupet e interesit dhe forumet brenda PD, se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i cili do të jetë përballë kandidatit të mundshëm nga e majta, kryebashkiakut “Lidershipi i PD ka nisur procesin konsultativ me partinë, qytetarët dhe grupet e interesit për kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Janë menduar edhe kandidatët për
bashkitë e tjera në rrethe”, u shpreh Duma.
E pyetur nëse Erjon Veliaj duhet të frikësohet nga kandidati i opozitës, Grida Duma dha këtë përgjigje:
“Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendos kryetari i PD.
Ndoshta Sali-jani do e trondisi Veliajn sipas Gridës sepse deri tani njeri më të pregatitur për mesazhe dhe erotizëm nuk ka PD.