Deputetja meksikane Carmen Medel Palma, ka nisur të qajë dhe të bërtasë gjatë një seance parlamentare, pas marrjes së një telefonate ku e informonin se vajza e saj 22 vjeçare ishte vrarë.
Carmen Medel Palma, mori lajmin e keq, që vajza e saj 22 vjeçare, Valeria Cruz Medel, ishte qëlluar nëntë herë në momentin kur ajo ka qënë duke u ushtruar ne palestër. Vajza e deputetes, ishte ngatërruar nga vrasësi me të dashurën e një banditi, sepse kishin ngjashmëri në pamje dhe frekuentonin të njëjtën palestër. Pra, ajo nuk ishte shënjestra e atentatit, por bëhet fjalë për një ngatërresë.
Deputetja 59-vjeçare, nisi të qajë dhe ulërasë, pas marrjes së lajmit, ndërsa kolegët e saj u përpoqën ta ngushëllonin.