Pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka ardhur reagimi nga Ministria e Jashtme greke.
Athina bëri thirrje që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë tani një deklaratë zyrtare ne lidhje me ngjarjet e sotme në Shqipëri ku thuhet:
“Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve.
Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare.
Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane.”